21:08 / E Martë, 22 Mars 2022 / OSH

Kryeministri Kurti: Janë hapur mbi 25 mijë vende pune gjatë kësaj periudhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë ulur shpenzimet qeveritare dhe se remitencat nuk kanë qenë asnjëherë më të mëdha, shkruan IndeksOnline.

Kurti në RTK tha po ashtu se për një vit janë regjistruar 25 mijë e 200 vende të shtuara të punës.

“Prej shtatorit 2020 deri më shtator 2021 janë 25 mijë e 200 më shumë vende pune të regjistruara prej të cilave 10 mijë janë si rezultat i pakos së ringjalljes ekonomike.

Janë vende të punës të shtuara. Numri i shtuar i vendeve të punës nga shtatori 2020-2021 janë 25 mijë e 200, realisht janë më shumë por ne po e heqim këtë punësimin artificial pra kohën e zgjedhjeve”, tha ai.

Ai foli edhe për investimet kapitale në Kosovë.

“Janë shtuar investimet kapitale në Kosovë. Përshtypja ime është që investimi më i madh i Pavarsisë edhe parku në Selac, mullinjët e erës”./IndeksOnline/