18:20 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / LB

Kryeministri Kurti, mysafiri i parë i Ministrit Latifi

Rifat Latifi në ditën e tij të parë si Ministër i Shëndetësisë, e ka pritur në zyrë Kryeministrin Albin Kurti.

“Gjatë takimit me Ministrin Latifi, Kryeministri Kurti u njoftua për ecurinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe atij kundër gripit sezonal, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të profesionistëve shëndetësorë”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti i uroi Ministrit Latifi detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në angazhimin e forcimit të shërbimeve shëndetësore”.