75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti në treg me mëngjes, shkel rregullat e vendosura nga Qeveria e tij

Albin Kurti mban numrin 5 në regjistrin e respektimit të rregullave të levizjes të vendosura nga Qeveria që udhëheqë ai.

Për këtë, Kurti ka dalur sot në mëngjes për të bërë treg duke u furnizuar me gjëra ushqimore.

Por, Kurti ka shkelur një rregull të cilën e ka vendosur Qeveria e tij, konkretisht ministria përkatëse.

Image may contain: 1 person, sitting, eating and food

Në rregullat e vëna gjatë pandemisë konsumatorët janë urdhëruar që mos të prekun fare pemët dhe perimet me duar, dhe se ato duhet të shërbehen vetëm nga punëtori përkatës me dorëza.

Për këtë janë vendosura edhe letra njoftuese në markete e qendra tregtare për të vetdijsuar blerësit, shkruan Indeksonline.

Mirpo kryeministri ka bërë vetë këtë gafë të vogël ngase duke u përpjekur të duket bukur në fotografitë e ditës së sotme, ka prekur me duar pemë e perime.

Urojmë që ky detaj mos të iu ketë rënë në sy organeve ndëshkuese të tregut e konsumatorit!/Indeksonline/

Image may contain: 1 person, food