Kryeministri Kurti nesër viziton këto komuna që u dëmtuan nga stuhitë

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të vizitoj tri komuna që janë dëmtuar nga stuhitë gjatë kësaj jave.
Ai në ora 08:15 do të jetë në objektin e komunës së Klinës, pastaj do të drejtohet për në fshatin Stup, transmeton Indeksonline.
Tutje, në ora 08:50, ai do të jetë në Istog, ku fillimisht do të vizitoj objektin e komunës, pastaj do të drejtohet në fshatin Sinajë, Vrellë e në fund Kaliqan.
Në ora 09:35, ai viziton Pejën, ku do të jetë objektin e komunës pastaj tek shkolla Ekonomike.
Pas këtyre vizitave ai kthehet në ndërtesën e qeverisë ku do të takohet me disa ambasador./Indeksonline/