75 Mall Live Search
10:39 / E Premte, 06 Maj 2022 / B O

Kryeministri Kurti nis vizitën në ShBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).