Kryeministri Kurti po qëndron për vizitë në Sarajevë

Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë e Hercegovinë. Kurti do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare asociacioni i intelektualëve të pavarur “Krug ’99”.
Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare asociacioni i intelektualëve të pavarur “Krug ’99”.
“Krug ’99” ka njoftuar se kryeministri Kurti do të flasë në një konferencë e cila fillkn nga ora 17:00.
Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnjë e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.
Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Refik Lenda.
Gjithashtu, Kurti do të ketë një takim me bashkatdhetar në Sarajevë.
Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnjë e Jercegovinë, pas një vizite më 2018 kur ishte në opozitë.