Kryeministri Kurti pranon telegram urimi nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili e ka përgëzuar për zgjedhjen e tij si kryeministër, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.
Në urim ndër të tjera thuhet se Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Urimi i plotë:
I nderuar z. Kurti,
Dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si kryeministër dhe ju uroj çdo sukses!
Siç e dini, Greqia gjithmonë ka qenë avokat i vazhdueshëm i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë të përbashkët, Evropën Juglindore.
Jam i bindur se zbatimi i reformave të nevojshme nga ana e Prishtinës, në përputhje me rekomandimet e BE-së, vazhdimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga ana e BE-së, si dhe shmangia e veprimeve që janë në kundërshtim me marrëdhëniet e mira fqinjësore, do të fuqizonte perspektiven tuaj Evropiane. Në këtë drejtim, Greqia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive aspiratat e popullit të Kosovës.