75 Mall Live Search
11:34 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / KV

Kryeministri Kurti pret me ceremoni zyrtare kryeministrin Rama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mirëpresë sot me ceremoni zyrtare kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Pritja zyrtare do të mbahet në orën 15:00.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të zhvillojë edhe një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Po ashtu, në kuadër të agjendës së vizitës, kryeministri shqiptar do të marrë pjesë edhe në promovimin e një libri./IndeksOnline/