75 Mall Live Search
22:27 / E Diele, 24 Mars 2024 / AR

Kryeministri Kurti reagon për vdekjen e Triumf Feratit: Jemi bashkë në këto çaste të rënda

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Triumf Feratit.

Ai tha se lajmi për vdekjen e tij e tronditi dhe e pikëlloi thellë.

“Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët”, theksoi Kurti ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit.Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të.Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët.Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!”./Indeksonline/