75 Mall Live Search
17:23 / E Hënë, 31 Janar 2022 / LB

Kryeministri Kurti takohet me Escobarin e Lajçakun

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Vizitën zyrtarë në Kosovë e filluan në takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Dy zyrtarët e lartë ndërkombëtarë do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë.

Pas vizitës në Kosovë, ata do të vizitojnë Serbinë.

Temë qendrore në këto takime do të jetë dialogu Kosovë- Serbi.