75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti takon ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim ambasadorin austriak në Kosovë, z.Christoph Weidinger.

Në takim, u shprehën urime e suksese të përzemërta nga ambasadori austriak z.Christoph Weidinger dhe ndër të tjera kryeministri Kurtit iu ofrua bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe ndihmë të pakursyer në edukim, sidomos në punësimin e grave, zhvillimin ekonomik me theks të veçantë investimet e huaja dhe integrimin evropian.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin austriak z. Weidinger për mbështetjen dhe afërsinë që e ka treguar ai personalisht, por edhe i gjithë shteti i tij në përgjithësi.