21:35 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti takon drejtoreshën e UN-it nё Kosovё, Ulrika Richardson

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim znj. Ulrika Richardson, drejtoreshë e UN-it nё Kosovё. Bashkë me të ishin përfaqësuesit e organizatave të zhvillimit, tё cilat veprojnё pёr Kombet e Bashkuara nё Kosovё.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti pёrmendi prioritetet e njëqind ditëve tё para, hartimin e draft-buxhetit vjetor, reduktimin e numrit tё ministrive dhe të zëvendësministrave, si linjat e veprimit qё synojnё njё pёrfytyrim dhe dinamikё tё re qeverisёse.

Znj. Richardson shprehu besimin se ka nisur njё kohё e re e bashkëpunimit. Ajo u pajtua me atё se punёsimi dhe drejtёsia janё pёrbёrёsit mё tё rёndёsishёm, ndaj dhe kryeministri Kurti kёrkoi asistencё dhe kёshillimin e nevojshёm.