75 Mall Live Search
17:56 / E Hënë, 22 Prill 2024 / FR

Kryeministri Kurti takon presidentin bullgar, flasim për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me presidentin bullgar, Rumen Radev me të cilin kanë diskutuar në lidhje me integrimin e Kosovës në strukturat evropiane.

Radev përmes një postimi në “X” tha se me Kurtin biseduan edhe për komunitetin ndërkombëtar si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi në Evropë.

“Duke diskutuar me Albin Kurtin për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe komunitetin ndërkombëtar si faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë në tërësi”, ka shkruar Radev.