75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Zyra e tij.  

Pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 18:30.

Kështu ka njoftuar Zyra e tij, ndërsa mbledhja e anuluar sot, do të mbahet të premten në mesdite.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.