75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / P M

Kryeministri Kurti vizitoi festivalin tradicional “Hardh Fest”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit dhe kolegë, vizituan mbrëmë festivalin tradicional “Hardh Fest”, që mbahet në Komunën e Rahovecit.

Ata bashkë vizituan stadet e prodhuesve vendorë të verërave dhe produkteve tjera të rrushit, të cilët i falënderoi për punën e tyre dhe cilësinë e lartë të produkteve që prodhojnë. Kryeministri gjithashtu përgëzoi organizatorët për organizimin dhe sukseset e festivalit. 

Sivjet, festivali “Hardh Fest” kishte sloganin “Për Kokërr t’Qefit”. Krahas promovimit të produkteve vendore të rrushit, përgjatë festivalit 3-ditor u organizuan edhe aktivitete të shumta sociale, kulturore dhe artistike, përfshirë koncertet muzikore me artistë të njohur.