07:21 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kryeministri maroken-Pacollit: Një zotëri nga Kosova mu imponua në OKB

Maroku një shtet mysliman në Veri të Afrikës po mban një qëndrim të ashpër ndaj shtetit të Kosovës.

Kryeministri i këtij vendi ka reaguar në Twitter pas njoftimeve të Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit se ka pasur me të biseda përmbajtjesore.

“Gjatë pushimit me delegacionin tim një zotëri nga Kosova na u imponua me prezencën e tij. Ne nuk kemi diskutuar marrëdhëniet bilaterale as vazhdimin e kontakteve. Pozita e Marokut është e njëjtë. Maroku nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje me të” ”, ka shkruar kryeministri Saadeddine Othmani në Twitter.