Kryeministri dhe disa ministra nuk po betohen si deputetë të Kuvendit, po i ruajnë postet në Qeveri
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe disa ministra të kabinetit qeveritar që kanë fituar mandatet në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk po marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se ata nuk po betohen me arsyen për ta ruajtur postin e ministrit.
Në seancën konstituive përveç Haradinajt nuk janë as ministrat dhe zv/kryeministrat: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi, Pal Lekaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Endrit Shala.
I vetmi ministër që ndodhet në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë, është Bedri Hamza, i cili pritet të jetë shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Sipas burimeve të IndeksOnline, nëse ata sot betohen më nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhje të qeverisë./IndeksOnline/