75 Mall Live Search
22:13 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kryeministri në detyrë i pëlqen dasmat, nuk heziton aspak t’i nderojë ata që e thërrasin në ahengje!

Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është gjithnjë aktiv sa i përket ecjes në bjeshkë.

Thuajse çdo vikend Haradinaj zgjedh ndonjë bjeshkë për të ecur.

Por këto ditë Haradinaj ka qenë më i angazhuar në dasma, transmeton Indeksonline.

Siç duket kryeministri në detyrë nuk heziton aspak që t’i respektojë të gjithë ata që e thërrasin në dasme, për të qenë prezent dhe për t’u dërguar urimet më të mira.

Së fundi Haradinaj ishte i pranishëm në dy dasma të ndryshme, ku edhe nuk hezitoi të publikoi fotografi të shumta.

Haradinaj njihet si një njëri mjaftë gazmorë, e ku shpesh herë ka zgjedhur edhe që të këndojë në evente të ndryshme./Indeksonline/