18:50 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Kryeministri në detyrë Kurti pranon letër nga Sekretari i Përgjithshëm i OECD Angel Gurría

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurría.

Në këtë letër, Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19. Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar.

Gurría, siguroi Kryeministrin në detyrë z. Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus.

Në fund, Gurría u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona. Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi.