22:57 / E Enjte, 04 Prill 2024 / FR

Kryeministri në familjen e Vasfije Krasniqit: Ia shpreha sërish mirënjohjen për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehet se është kënaqësi e veçantë që këtë mbrëmje ta kalojë në familjen e Vasfije Krasniqi Goodman-it.

Në Facebook ai postoi një fotografi nga prezenca e tij në ambientin e familjes në fjalë, duke shkruar se Vasfijes ia shprehu sërish mirënjohjen më të thellë për guximin dhe përkushtimin e saj që t’i jep zë të vërtetës.

“Ritheksova mbështetjen e palëkundur për të gjitha të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Përkrahja e pakushtëzuar institucionale dhe shoqërore është e domosdoshme për të larguar heshtjen që mveshë këtë krim, këtë armë lufte të përdorur nga Serbia”, shkroi mes tjerash kryeministri i vendit, Albin Kurti.