10:34 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeministri nuk do ta shkarkoi ministrin e arsimit

Lajmi i publikuar në media se sot gjatë ditës kryeministri Ramush Haradinaj do ta shkarkoi nga detyra ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është spekulim.

Burimet e sigurta të Indeksonline brenda kryeministrisë kanë thënë se një lajm i tillë është spekulim dhe se kryeministri nuk do ta ndërmarr një veprim të tillë.

Pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, MASHT ka paralajmëruar se AKA do të shfrytëzojë të drejtën për ankesë në afat optimal, duke shfrytëzuar të gjitha argumentet e veta, të MAShT dhe Zyrës së Kryeministrit për ligjshmërinë dhe arsyeshmërinë e vendimeve që prekin këtë proces.

Me këtë rast, sipas MASHT-it do të argumentohet që personalitetet e emëruara në Këshillin Shtetëror për Cilësi, janë profesionalë, të pavarur politikisht, ekspertë të fushave përkatëse dhe të përgjegjshëm kundrejt detyrave të rëndësishme që pritet të kenë.

Ndryshe sot mbledhja e jashtëzakonshme e Komisionit parlamentar për Arsim ka dështuar që të mbahet pasi ministri Bytyqi, nuk i është përgjigjur ftesës duke thënë se është duke shqyrtuar me kryeministrin Haradinaj situatën e krijuar në EQAR./Indeksonline/