Kryeministri paraqet buxhetin në Kuvend
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke bërë analizën e këtij viti tha se Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
Nga ana tjetër, ai tha se është ulur papunësia krahasuar me një vit më parë. Këto komente, Rama i bëri para deputetëve në Kuvend.
“ Gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti prekem kufirin e 4 përqindindëshit. Kemi gjallërim të kërkesës private dhe këtu nënvizoj rritjen reale të konsumit. Janë rritur eksportet me 13 % dhe importet kanë rritje me 6.3%. Së treti rritja e investimeve me 13 % edhe investimet e huaja direkte rritje pozitive prej 18 % krahasuar me 1 vit më parë. Më vjen mirë të ndaj me ju, rezultatet e anketës ku është rritur punësimi me 13.8 %. Pra shkalla e papunësisë është në trend rënës”, tha Rama.