75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 09 Shkurt 2026 / Z S

Kryeministri Rama në Bruksel, zhvillon një takim me presidentin e Këshillit Europian

Pasditen e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Kosta.

Takimi i Ramës në Bruksel vjen në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ku objektivi kryesor është integrimi në Bashkimin Europian, raporton Euronewsalbania.

Një nga çështjet kryesore të mbetura pezull është Raporti i Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit, i njohur si IBAR, i cili lidhet me kapitujt 23 dhe 24 të procesit të negociatave.

Deri tani, Shqipëria nuk ka mundur ta mirrte këtë raport të plotë dhe të miratuar nga shtetet anëtare të BE-së.

Pa aprovimin e këtij dokumenti, procesi i mbylljes së kapitujve nuk mund të ecë përpara.