75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

Kryeministri shkon te presidentja, bëhen bashkë Hoti e Osmani

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të takohet pas pak minutash me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Takimi do të ndodhë në zyrën e Vjosa Osmanit.

Ky takim do të jetë me dyer të mbyllura, ndërsa nuk dihet ende se cila do të jetë tema që do të diskutohet në këtë takim.

Hoti e Osmani kanë pasur raporte të krisura kohët e fundit, për çka kanë patur kundërshtime publike në media./Indeksonline/