09:30 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

Kryeministri shmang pyetjet e gazetarëve, i spërkat me dezinfektues duarsh

Kryeministri tajlandez, Prayuth Chan-ocha, ndërpreu konferencën e tij të shtypit për t’i spërkatur me dezinfektues duarsh gazetarët në përpjekje për t’i shmangur pyetjet e vështira.

Prayuthi u zhgënjye kur u pyet për një listë të kandidatëve të mundshëm për postet e lira në kabinet, pas burgimit të tre ministrave javën e kaluar.

“A ka ndonjë gjë tjetër për të pyetur?”, tha ai duke qëndruar në podium.

Në konferencën e drejtpërdrejtë, Prayuthi më pas u largua nga podiumi, hapi një shishe dezinfektuesi, shkoi te gazetarët dhe spërkati secilin prej tyre, ndërsa mbante një maskë kirurgjikale në fytyrën e tij, raporton Reutersi.

Prayuthi, një ish-udhëheqës i grushtit të shtetit ushtarak, është i njohur për përplasjet e tij me gazetarët.