Kryeministri sllovak e bën daljen e parë publike, që nga atentati

Kryeministri sllovak Robert Fico ka bërë daljen e tij të parë publike që nga atentati që iu bë në maj.
Ai u qëllua në një festë publike e organizuar në Sllovaki.
Fico iu desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe tashmë ndodhet në gjendje më të mirë.
Autori, një 71-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe për sulm terrorist.
Sor, Fico u shfaq në një ceremoni që shënonte Ditën e Shën Kirilit dhe Metodit, një festë publike në Sllovaki.
Ai foli duke qëndruar në një podium në rrënojat e një kështjelle që daton mbi 11 shekuj.
