10:59 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryeministri takon ambasadorin O’Conell, zotohen për punë të mira së bashku

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell.

Në takim dy politikanët janë zotuae që të punojnë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve.

“Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, këtë fillimvit u zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve.

Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/