13:34 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeministri ‘thumbon’ opozitën, tregon synimin që po pretendon Avdullah Hoti

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj e ka quajtur të panevojshëm debatin e sotëm që po bëhet në parlament rreth temave që po ngritën nga subjektet politike.

Sipas tij, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti po synon që të tregojë ‘muskujt’ që të bëhet kryetar i partisë.

“Ka diçka që unë e shoh se një pjesë e madhe kohës është duke shkuar fals. Po thirrni interpelanca sa me thënë që po bëhemi opozitë.  Ti Avdullah Hoti e ki synimin mu bo kryetar i LDK-së. Të uroj fat cilido që bëheni i shoh edhe lojërat tjera politike

Edhe Vetëvendosja  çka keni, a ju ka mbet merak që i shkarkova qeta apo çka. Gjejeni dikë që është emëruar dhe është AAK”, ka thënë ai. /Indeksonline/