Kryeministri turk arsyeton operacionin e fundit ushtarak në Siri
Operacionet ushtarake të Turqisë në provincën e Idlibit të mbajtur nga rebelët e Sirisë kanë për qëllim të parandalojnë migrimin në Ankara, tha të martën kryeministri turk Binali Yildirim.
“Arsyeja për aktivitetet tona është përgatitja e bazave dhe parandalimi i vales të migrantëve në vendin tonë “, tha Yildirim në një mbledhje parlamentare të partisë në pushtet AK, transmeton AktivPress.
Yildirim tha gjithashtu se aktivitetet e forcave të armatosura në Idlib do të ndihmojnë në parandalimin e konflikteve të brendshme midis civilëve dhe grupeve militante në rajon.
Turqia, ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të rebelëve që luftonin kundër presidentit sirian Bashar al-Assad gjatë luftës gjashtë-vjeçare, por kohëve të fundit fokusi i tyre ka lëvizur nga zhvendosja e presidentit sirian kundër grupeve xhihadiste dhe kurde./AktivPress