09:08 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryeministri vrapon në mbështetje të fëmijëve me autizëm

Nën moton “Vrapo edhe ti”, sot në Prishtinë do të mbahet minimaratona pesëkilometërshe, në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet me qëllim humanitar e ka konfirmuar tashmë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në mbështetje të fëmijëve me autizëm, nesër do të marr pjesë në minimaratonën “Vrapo edhe ti”, ka njoftuar Haradinaj përmes faqes zyrtare në Facebook.

Blerja e një numri për pjesëmarrje në këtë minimaratonë kushton dy euro, e mjetet e mbledhura janë paraparë për të përkrahur fëmijët me autizëm.

Ky aktivitet organizohet nga Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci, ndërsa përkrahet nga Komuna e Prishtinës.