12:16 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri Zaev drekon në Prishtinë, Pacolli i tregon diçka për Rugovën (Video+Foto)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë ditës ai është pritur në takim me homologun e tij, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas takimeve me krerët e shtetit kosovar, Zaev ka drekuar një njërin prej restoranteve të Prishtinës.

Pritjen për drekë ia bëri Haradinaj dhe zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli. Ky i fundit i tregoi Zaevit për rëndësinë e Shtëpisë së Pavarësisë “Ibrahim Rugova”.

Më poshtë, disa pamje. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/