75 Mall Live Search
09:41 / E Mërkurë, 30 Tetor 2024 / MSH

Kryeministria merr kompetencat për menaxhim të pyjeve, Shala: Jo vetëm absurde, kjo është edhe e rrezikshme

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se, me ligjin për pronat publike, të nëntorit të vitit të kaluar, zyra e kryeministrit përvetëson kompetencat për menaxhimin e pyjeve.

Këto kompetenca, siç bën të ditur Shala, i takonin Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Pyjeve, sipas ligjit për pyje, raporton IndeksOnline.

“Kjo jo vetëm se është absurde, duke miratuar brenda shtatë muajsh dy ligje në konflikt me njëri-tjetrin, por është edhe e rrezikshme sepse shpërfaq tendencën për centralizimin e kompetencave në zyrën e kryeministrit” shkroi Shala, në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Me Ligjin për Pronat Publike të nëntorit 2023, Zyra e Kryeministrit përvetëson kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve, që u takonin sipas Ligjit për Pyjet të prillit 2023.

Kjo jo vetëm se është absurde, duke miratuar brenda shtatë muajsh dy ligje në konflikt me njëri-tjetrin, por është edhe e rrezikshme sepse shpërfaq tendencën për centralizimin e kompetencave në Zyrën e Kryeministrit.