Kryeministrja britanike merr edhe një goditje nga parlamenti për çështjen e ‘Brexit’
Kryeministrja britanike, Theresa May ka pësuar një tjetër humbje në parlament pasi që deputetët votuan kundër qasjes së saj në ‘Brexit’.
303 deputetë votuan kundër dhe 258 pro kundër një mocioni që miraton strategjinë e negociatave të qeverisë.
Parlamenti i kërkoi kryeministres May që ta pranojë që strategjia e saj për ‘Brexit’ ka dështuar dhe të sjellë një plan që do ta përkrahte parlamenti.
Mocioni i ri i qeverisë përfshinte një përjashtim nga BE pa marrëveshje. /Indeksonline/