Kryeministrja e Finlandës propozon 4 ditë punë në javë, me nga 6 orë: Njerëzit meritojnë të shpenzojnë kohë me familjet
Sanna Marini është kryeministrja më e re në botë. Ajo drejton shtetin e Finlandës dhe është vetëm 34 vjeçe.
Marini së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare, pas një propozimi të bërë. Kryeministrja më e re në botë ka hedhur idenë e të punuarit vetëm 4 ditë në javë, me nga gjashtë orë pune në ditë.
Marini është shprehur kështu: “Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetorëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjet si edhe të merren me aspekte të tjera të jetës, sikurse është kultura dhe argëtimi.’’
Ajo shpreson se ky propozim i saj të bëhet sa më shpejt realitet.