75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 11 Prill 2022 / B O

Kryeministrja e fuqishme nis nga larg ndihmë për Ukrainën, aeroplan, personel, miliona euro dhe armatim!

Zelanda e Re po dërgon një avion transporti Hercules dhe një ekip në Evropë në mbështetje të Ukrainës. Këtë e bëri të ditur kryeministrja Jacinda Ardern të hënën.

Aeroplani ushtarak i tipit Hercules nuk do të fluturojë për në Ukrainë, por do të udhëtojë nëpër Evropë për të sjellë pajisje dhe furnizime në qendrat kryesore të shpërndarjes.

Përveç kësaj, Zelanda e Re do të sigurojë 13 milionë dollarë shtesë si mbështetje financiare për Ukrainën, shkruan Indeksonline.

Kryeministrja Ardern ka theksuar gatishmërinë edhe për ndihmën e shtetit të saj në armatim për Ukrainën.

“Një sulm i tillë flagrant ndaj sovranitetit të një vendi është një kërcënim për të gjithë. Andaj duhet të jemi të bashkuar” ka thënë kryeministrja e Zelandës së Re./Indeksonline/