75 Mall Live Search
20:59 / E Hënë, 29 Maj 2023 / LB

Kryeministrja e Italisë: Nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it, Kosova të shmang veprimet e njëanshme

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës.

Meloni ka shkruar se nuk do të tolerojnë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që mos të ndërmerr veprime të njëanshme dhe dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa.

”Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore që të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira menjëherë të bëjnë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat”, ka shkruar ajo.