Kryeministrja e Serbisë: Gjermania po këmbëngul që taksa të hiqet
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq është takuar me ambasadorin gjerman Tomas Shib.
Sipas kryeministres serbe, Gjermania po kërkon që masa prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës të tërhiqet, transmeton Indeksonline.
B92 shkruan se Brabiç ka falënderuar Gjermaninë për këtë qëndrim, derisa ajo theksoi se heqja e taksës është parakusht që Beogradi e Prishtina të kthehen në tryezën e negociatave, në mënyrë qe dialogu në Bruksel të vazhdojë.

Tema e bisedimeve midis Brnabiq dhe Shiba ishte marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis dy vendeve./Indeksonline/