16:48 / E Enjte, 28 Prill 2022 / MSH

Kryeministrja e Suedisë nuk e sheh të nevojshëm referendumin për anëtarësim në NATO

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, thotë se qeveria e saj nuk planifikon të mbajë një referendum, nëse parlamenti i saj vendosë të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Anëtarësimi si i Suedisë, ashtu edhe i Finlandës, ka qenë në qendër të shumë diskutimeve të Aleancës Veri-atlantike, sidomos pas fillimit të luftës në Ukrainë, njofton Indeksonline.

Të dy vendet skandinave kohet e fundit kanë vënë në pikëpyetje neutralitetin e tyre ushtarak, duke mos e përjashtuar kështu mundësinë e anëtarësimit në NATO.

“Unë nuk mendoj se është një çështje që është e përshtatshme për një referendum” tha kryeministrja suedeze.

“Ka shumë informacione për sigurinë kombëtare që janë konfidenciale, ndaj ka çështje të rëndësishme në një referendum të tillë që nuk mund të diskutohet dhe fakte të rëndësishme që nuk mund të vihen në tryezë”.

Shumica e parlamentarëve në Suedi janë pro anëtarësimit në NATO, përveç socialdemokratëve, parti kjo pjesë e së cilës është edhe kryeministrja e vendit.

Një sondazh nga Demoskop, i botuar më 20 prill, tregoi se 57% e suedezëve ishin në favor të anëtarësimit në NATO, për dallim nga 51% në mars.