Kryeministrja italiane flet për divorcin me burrin: E dua ende…!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka folur për herë të parë për divorcin nga burri, Andrea Giambruno. Meloni është kritikuar shumë ditëve të fundit pasi mori vajzën e saj në një udhëtim zyrtar në Pekin të Kinës.
“Sipas atyre që kritikojnë, duhet ta kisha lënë vajzën në shtëpi – apo ndoshta me një mik? Është qesharake për mua që disa njerëz e konsiderojnë veten aq moralisht superiorë sa mund t’i mësojnë një nëne se si të rrisë fëmijën e saj. Mendoj se çdo nënë e di se çfarë është më e mira për fëmijën e saj dhe duhet të jetë e lirë të zgjedhë. Të bësh një punë të rëndësishme dhe të rritësh fëmijë në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë një revolucion” tha Meloni.
Në një intervistë për Chi, kryeministrja italiane mbrojti ish-partnerin e saj 43-vjeçar Andrea Giambrun. Ajo e përshkroi atë si “babain më të mirë që mund të dëshironte për vajzën e saj”.
“Edhe nëse ndarja jonë është përfundimtare, ne do të kalojmë gjithmonë kohë bashkë, si shumë familje të tjera me prindër të ndarë. Unë dhe Giambruno jemi ende miq dhe duam njëri tjetrin” tha kryeministrja italiane.
Meloni dhe Giambruno ishin në një lidhje prej 10 vjetësh dhe u ndanë pasi Giambruno i propozoi një kolegeje për treshe, gjoja për shaka./Indeksonline/