19:52 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kryeministrja që merr foshnjën në punë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është gati për tu kthyer në detyrë, pasi i dha fund zyrtarisht ditëve të pushimit vetëm 6 javë pas lindjes së vajzës Neve.

Kur u prit në aeroport nga fansat dhe gazetarës, ajo tha se do të kalojë ditët në vazhdim për të përgatitur një vend për vogëlushen në kryeministri, transmeton Indeksonline.

“Unë jam vetëm ndoshta në mesin e disa prej të parëve që po bëjnë diçka që nuk është bërë shumë shpesh, por një ditë do të jetë normale”, tha ajo.

Shtatzënia e kryeministres 38-vjeçares u pa nga shumë njerëz si një simbol i progresit për gratë në rolet udhëheqëse, pasi ajo u bë gruaja e dytë që mban pozitën e udhëheqëses së vendit, pas Benazir Bhutto të Pakistanit në 1990, që ka lindur në detyrë./Indeksonline/