16:50 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryen grabitje gjatë vitit 2013 në Pejë, Prokuroria merr vendim për paraburgim ndaj dy personave

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurve Xh.D dhe Xh.B, për shkak së të njëjtit kishin për të kryer vepër penale të “Grabitje” neni 329,paragrafi 4 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374,paragrafi 1 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Pejës, kundër dy të pandehurve dhe të pandehurit I.I (ndaj të cilit me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka lëshuar letërreshtimin) është marr aktvendim për fillimin e hetimeve, në drejtim të këtyre veprave penale, për shkak së më datën 29 dhjetor të viti 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë, duke vepruar si grup nën kërcënimin e armës, kishin plaçkitur viktimën I.H, duke ia marr 6000(gjashtëmijë) euro dhe ikin nga vendi i ngjarjes.

Kërkesa e Prokurorisë Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit për dy të pandehurit Xh.D dhe Xh.B, është aprovuar nga Gjykata Themelore e Pejës.