Kryeparlamentari i Iranit e quan qesharake deklarimet e Trump se SHBA e ka mposhtur Iranin
Kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, është tallur me pretendimet e Presidentit amerikan Donald Trump se e ka “mposhtur” Iranin, raporton CNN.
Duke iu përgjigjur një postimi në X për Trump, Ghalibaf tha se presidenti amerikan “ka pretenduar se na ka ‘mposhtur’ 9 herë në dy javët e fundit. Qesharake!”
Nuk është e qartë se cilave nëntë komenteve po u referohet Ghalibaf, por Trump ka pretenduar në disa raste se SHBA po e fiton luftën me Iranin.
Dje, Trump postoi në Truth Social se SHBA “e ka mundur dhe e ka shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht, ashtu edhe në çdo mënyrë tjetër”. Ai tha në një tjetër postim në rrjetet sociale të premten se Irani është “plotësisht i mundur dhe dëshiron marrëveshje – Por jo një marrëveshje që unë do ta pranoja!”

