Kryeparlamentari turk vaksinohet kundër COVID-19

Kryetari Kuvendit të Madh Popullor (TBMM) të Turqisë, Mustafa Şentop, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Spitalin e Qytetit të Ankarasë.
Dozën e parë të vaksinës “CoronaVac” të prodhuar nga kompania kineze Sinovac, që filloi të zbatohet në Turqi, kryeparlamentari turk e mori në dhomën për zbatimimin e vaksinës në Spitalin e Qytetit të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën për gazetarët pas vaksinimit, Şentop u fokusua në respektimin e sugjerimeve dhe paralajmërimeve të mjekëve pas vaksinimit. “Turqia në mënyrë të shpejtë është duke vazhduar fushatën e vaksinimit”, tha ai.
Şentop rekomandoi të gjithë që të vaksinohen, duke shtuar se punimet e kryera tregojnë se vaksina është e dobishme.
Ai vlerësoi edhe procesin e vaksinimit duke treguar se pasi të mbërrijë grupi i ri vaksinave do të organizojnë një kalendar. “Sipas informacioneve që na kanë arritur deri më tani, raste janë zbuluar tek 142 deputetë”, u shpreh Şentop, duke treguar se shumica prej tyre e kanë kaluar lehtë sëmundjen.