00:01 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kryeparlamentari Veseli e takon dhe e përcjell në Aeroport Presidentin Bill Clinton

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli do të zhvilloj nesër takim të veçantë me  ish-Presidentin e SHBA-së Bill Clinton.

Sipas agjendës së paralajmëruar, Veseli do ta zhvilloj takimin me Presidentin Clinton në zyrat VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe do ta përcjell atë në përfundim të vizitës për nder të 20 vjetorit të çlirimit.