08:01 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryeparlamentarja Osmani: Sakrifica e familjes Jashari, dritë udhërrëfyese për ne e brezat që po vijnë

Pikërisht më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. 

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari, duke thënë se është udhërrëfyes për brezin tonë e brezat që po vijnë, përcjellë Indeksonline.

“Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës,në orë 09:00 mbanë seancë për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Indeksonline