22:55 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryeprokurori Beka deklarohet për balotazhin: Manipuluesit e votave i pret dënimi!

Nesër qytetarët e 19 komunave do të votojnë për herë të dytë për të zgjedhur kryetarin e komunës së tyre.
Sikurse herëve të kaluara, edhe kësaj radhe për ata që manipulojnë me vota, priten ndëshkime, shkruan Indeksonline.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka kërkuar nga qytetarët që të kryejnë dinjitetshëm obligimin qytetar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në aspektin territorial ka në kompetencë apo mbulon shtatë komuna të Kosovës nga të cilat katër janë kryer në raundin e parë dhe tri kanë mbetur ne balotazh, sic janë (Prishtinë,Podujevë, Obiliq). Pas zgjedhjeve lokale te raundit të parë të cilat janë vlerësuar si jashtezakonisht të qeta dhe pa shkelje dhe parregullsi me ç’rast qytetarët tanë kanë treguar kulturë në të votuar e tani prap edhe në procesin e balotazhit jemi mobilizu njëjtë. Në cdo komunë do të jenë nga dy prokurorë të cilët do të kujdestarojnë 24 orë dhe do të jenë vazhdimisht nëpër qendra të votimit dhe vend-votimeve duke përcjellë procesin”, ka thënë Beka për Indeksonline.

Ai ka theksuar se Kodi penal i Kosovës në kapitullin e 18 ka paraparë veprat penale kundër të drejtave të votimit. Kurse si shkelje më të shpeshta mund të jenë si:

-Keqpërdorim i te drejtes së votimit;
-Pengim i procesit të votimit;
-Keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve etj.
Kurse dënimet për keto vepra penale sillen kështu:
Nga 6 muaj dënim me burgim deri në 3 vite gjegjesisht 5 vite dënim me burgim.

“Kërkojmë nga qytetarët dhe nga përgjegjësit që të kujdesen e të respektojnë procesin e zgjedhjeve në mënyrë që vota e çdo qytetari me të drejtë vote të shkon atje për ku është dedikuar, sepse vota e lirë është bazamënent për demokracin e një vendi”, ka theksuar Beka. /Indeksonline/