Kryeprokurori Gashi: 15 kryesues në Malishevë janë ndaluar për 48 orë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media bashkë me Policinë e Kosovës, lidhur me aksionin e zhvilluar sot për dyshimet e manipulimeve me vota, në Komunën e Malishevës.
Gashi ka njoftuar se “Nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë, janë intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisioner. 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vendos për masën e sigurisë.“

