75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

Kryeprokurori i SHBA-së autorizon nisjen e hetimeve, pas pretendimeve të Trump-it për parregullësi në zgjedhje

Prokurori i Përgjithshëm në SHBA, William Barr, autorizon Departamentin e Drejtësisë të nisë hetimet mbi pretendimet e presidentit Donald Trump për parregullsi në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në memon dërguar vartësve të tij, Barri shkruan ndër të tjera: “Javën e kaluar, kombi ynë demonstroi edhe një herë forcën e demokracisë sonë ndërsa më shumë se 140 milionë aamerikanë hodhën vota për të zgjedhur udhëheqësit e tyre”.

“Unë dua të falënderoj secilin prej jush dhe ekipet tuaja për përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme për të siguruar që të gjithë amerikanët të mund të ushtrojnë këtë më themelore të të drejtave me besim dhe siguri.

Tani që votimi ka përfunduar, është e domosdoshme që populli amerikan të besojë se zgjedhjet tona janë kryer në një mënyrë të tillë që rezultatet të pasqyrojnë me saktësi vullnetin e votuesve”, vijon kryeprokurori në memon e tij.

Barri shton më tej: “Unë ju autorizoj të ndiqni akuzat thelbësore të parregullsive të votimit dhe tabelave të votave përpara certifikimit të zgjedhjeve në juridiksionet tuaja në raste të caktuara“.

Presidenti Donald Trump ka refuzuar të pranojë humbjen e zgjedhjeve dhe pretendon për manipulime në numërimin e votave.