75 Mall Live Search
15:25 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / KV

Kryeprokurori tregon sa vota u keqpërdoren në Malishevë

Detaje të reja janë dhënë sot nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, lidhur me aksionin e zhvilluar për dyshimet e manipulimeve me vota, në Komunën e Malishevës.

Sipas Gashit në Malishevë kanë qenë 75 vendvotime, ku 9 mijë e 57 vota janë të shtuara, ndërsa  7 mijë e 996 janë të hequra. Në total, diferenca ka qenë 17 mijë e 53 vota.

Bëhet e ditur se 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar, ndërsa janë ndaluar për 48 orë gjithsej 15 kryesues, teksa për të dyshuarit e tjerë do të vendosin për masën e sigurisë.