75 Mall Live Search
16:27 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryeprokurori viziton policin në spital, gjendja e tij jashtë rrezikut për jetë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, bashkë me disa prokurorë të kësaj prokurorie, dhe me Kolonel Nexhmi Krasniqi, Drejtor Rajonal i Kufirit  në Gjakovë, vizituan policin Hysen Ademi, të plagosur sot , në Mitrovicën veriore, në aksionin e organizuar nga Policia e Kosovës.

Policit Ademi, Selimajt i uroj shërim të shpejtë dhe kthim te familja dhe detyra e tij.

Ndërkaq Kryeprokurori bisedoi edhe me Doktorin kujdestarë në Spitalin Rajonal të Gjakovës “ Isa Grezda”, Dr. Ali Tolaj, i cili konstatoi që për momentin gjendja e tij është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetë.